5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zyrtari i PDK’së thotë se Vjosa Osmani ua vodhi sloganin “Guxo”

Rekomandime

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i ka reaguar Vjosa Osmanit, pas zyrtarizimit të sloganit të listës së saj në këto zgjedhje. Sipas tij, slogani “Guxo” i Osmanit, është vjedhur nga një slogan i mëparshëm i PDK’së.

- Advertisement -

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjoshi ka thënë se edhe slogani “Beso” i LDK-së në zgjedhjet e kaluara, ishte vjedhur nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Në vitin 2019 LDK-ja na e mori (vjedhi 😛) slloganin tonë të 2004-tes. Me 1 janar 2021 Vjosa e vazhdoi traditën e ish-partisë. Kjo tregon se qysh PDK-ja i ka fjaltë që i qëndrojnë viteve”, ka shkruar Gjoshi.

Postimi i tij i plotë:

VJOSA E NISI VITIN E RI 2021 DUKE NA VJEDHUR SLLOGANIN E 2004

- Advertisement -

Nuk e prita që ditën e parë të vitit të ri të merrem me reagime politike.

Por, ja që Vjosa Raif Osmani nuk të lë pa komentuar.

- Advertisement -

Çdo ditë rrijnë duke na shajtë dhe në fund të fundit nuk arrijnë të nxjerrin as edhe një sllogan të vetëm dhe origjinal.

Në vitin 2019 LDK-ja na e mori (vjedhi 😛) slloganin tonë të 2004-tes. Me 1 janar 2021 Vjosa e vazhdoi traditën e ish-partisë. Kjo tregon se qysh PDK-ja i ka fjaltë që i qëndrojnë viteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit