1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Larguan flamurin e Turqisë nga një shtyllë elektrike, arrestohen 5 persona në Prizren, prej tyre 4 të mitur

Rekomandime

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë të dyshuar, prej tyre katër të mitur, pasi që të njëjtit kanë larguar flamurin e Turqisë nga një shtyllë elektrike që ishte vendosur nga Kuvendi Komunal i Prizrenit me rastin e Pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të arrestuarit janë të dyshuar për veprën penale të “nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit”.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“NXITJE E PËRCARJES DHE MOSDURIMIT

- Advertisement -

Rr. Remzi Ademaj, Prizren 17.02.2022-23:20. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, prej tyre katër te mitur, pasi që të njëjtit kanë larguar nga një shtyllë elektrike një flamur të Turqisë të vendosur nga Kuvendi Komunal i Prizrenit me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shënim: Fotografia e tekstit është ilustrim

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit