-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Latifi: 14 raste të reja me koronavirus në Rahovec

Rekomandime

Janë shënuar edhe 14 raste të reja me koronavirus në Komunën e Rahovecit, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Smajl Latfi, përmes një postimi në Facebook.

“Nga 17 mostra të marra sot në Rahovec, të tëra këto raste kontakti të dy pacienteve të infektuara me COVID-19, nga IKSHP sapo mora konfirmimin që kemi 14 raste POZITIV, në komunën tonë”, ka shkruar ai.


Ai ka apeluar për kujdes të shtuar qytetarët e komunës që udhëheq, duke u kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i evitojnë daljet panevojë dhe vizitat te familjarët.

- Advertisement -

“Pra, nga ju kërkohet disiplinë dhe kujdes për të fituar luftën ndaj infeksionit COVID-19. Nuk ka vend për panik, por që duhet të jemi të kujdesshëm e të qëndrojmë në shtëpi në menyrë që të tejkalojmë me sukses këtë situatë, ju lutem evitoni daljet pa nevojë në grupe dhe ndaloni vizitat tek familjarët. Ne situatën e kemi në kontroll, por kësaj radhe na nevojitet edhe ndihma juaj të e tejkalojmë bashkë edhe këtë sfidë”, ka apeluar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit