-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Lavrov thotë se bisedimet për “Shqipërinë e Madhe” janë provokim, fton NATO-n ta ndal këtë

Rekomandime

Bisedimet për “Shqipërinë e Madhe” janë provokuese dhe Moska fton patronët e Prishtinës nga NATO të ndalin një disponim të tillë, ka deklaruar ministri i jashtëm rus Lavrov pas takimit me ministrin e jashtëm serb Selakoviç.

Konsiderojmë se këto janë ide të papranueshme edhe dëmshme tha Lavrov në konferencën me gazetarë pas takimit.

- Advertisement -

Bisedimet për ‘Shqipërinë e Madhe’ po zgjasin qe shumë vite dhe ne ftojmë kolegët nga BE dhe NATO që mbron Prishtinën që të ndal disponimin dhe evitojnë mbështeten e retorikës së këtillë”, tha ai.

Lidhur me “letrën që nuk refuzohet” rreth kufijve në Ballkan, Lavrov tha: “Lidhur me kufijtë në Evropë, përfshirë vendet që u krijuan pas shkatërrimit të Jugosllavisë, dua të përkujtoj partnerët evropian përfshirë BE dhe NATO ku bën pjesë edhe Sllovenia se ata ftohen në moslejimin e prekjes së kufijve, por këtë e bëjnë kur Rusia angazhohet për bashkëkombësit e vetë.

Ku me këtë çështje merren ata që i mbron perëndimi atëherë qëndrimi i Brukselit është ndryshe, këto janë lojëra të rrezikshme, udhëheqjet dhe politikanët nuk kanë të drejtë të shprehin ide dhe koncepte të rrezikshme” tha Lavrov.

- Advertisement -

Ai foli edhe rreth Kosovës, duke përsëritur qëndrimin se Rusia do të mbështes secilën zgjidhje për te cilën pajtohet dhe është e pranueshme edhe Serbia.

Në lidhje me mundësinë e përfshirjes në dialog të Rusisë, Lavrov tha se Rusia asgjë nuk imponon por është e gatshme të përgjigjet në secilin propozim që merr nga Serbia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit