22.7 C
Pristina
Monday, April 8, 2024

Selimi i reagon Albulenës së VV: Kurti është takuar me kriminel serb në një veturë i mbuluar me qebe

Rekomandime

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi i ka reaguar ministres aktuale të Qeverisë së Kosovës, Albulena Haxhiu në lidhje me saksionet e SHBA-së.

Selimi ka thënë se takimet e kryeministrit në atë kohë, Ramush Haradinajn kanë qenë me gjithë secilin që iu kanë nënshtruar ligjeve të Kosovës.

- Advertisement -

E sipas tij, kryeministrit i tanishëm, Albin Kurti në të kaluarën ka takuar kriminel serb, dhe atë i mbuluar me qebe.

Reagimi i tij i plotë:

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Sot paskan folur ata që janë politikan me korrespodencë. Në zyret e KM Haradinaj janë pritur haptas ata që kanë mbajtur funksione në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Përderisa KM i tashëm është takuar me kriminelë serb në një veturë i mbuluar me qebe e ka kohabituar me po të njëjtit, ne kemi takuar çdonjërin që ju ka nënshtruar ligjeve të Republikës.

Fusnota, takimi me qebe me Jelena Bjellicën, injorimi i shqiponjës dhe trajtimi i Serbisë me debulesë tregon hipokrizinë e KM Kurti dhe politikanëve me korrespodencë. Amerika është partner e vendimet e saj janë shpëtim.

- Advertisement -

Krimi i organizuar është pikë lufte për të gjithë ne, çdo tentim për të kthyer kto vendime në sulme të brendshme tregon që kjo qeveri ska vizion por ka mllef, mllef ndaj popullit të saj.

Historia absolvon!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit