9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Lavrov zbulon bisedën me Ramën për Kosovën: Zgjidhja që propozon Rusia

Rekomandime

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov ka konfirmuar në konferencën e përbashkët për shtyp me Edi Ramën në Moskë se pjesë e diskutimeve të tyre ishte dhe Kosova.

Lavrov ka thënë se Rusisë i intereson që të arrihet një marrëveshje Kosovë- Serbi dhe se ajo do të nxisë këtë dialog që të arrihet drejt një përfundimi.

- Advertisement -

Folëm edhe për Kosovën, kemi për qëllim të nxisim dialogun që të arrijnë një marrëveshje me Serbinë.

Ne do të donim që çështja e Kosovës të zgjidhjet.

Palët e interesuara duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç për të ecur përpara është zbatimi i vendimit të krijimit të bashkive serbe kemi dhe angazhime dypalëshe me kryetarët e komisionit për tregëti dhe ekonomi.

- Advertisement -

Ka hapësirë për bashkëpunim në këtë sferë.

Është e kufizuar për shkak të mbështetjes nga Shqipëria të regjimit të sanksioneve nga BE.

- Advertisement -

Kemi për qëllim të bashkëpunojmë me Shqipërinë për atë çfarë janë të gatshëm të bashkëpunojnë ata.”– tha Lavrov.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit