Lazio ka publikuar listën e lojtarëve që do të përfshihen në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Në mesin e tyre është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Lojtari nga Prizreni iu bashkua skuadrës italiane gjatë kësaj vere nga Fenerbahce për rreth 20 milionë euro.
Ai pritet që të kompletoj sulmin e Lazios së bashku me Ciro Immobilen.