-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

LDK: Çuna, merreni me qetësi takimin Mustafa- Kurti

Rekomandime

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thumbuar keq zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

- Advertisement -

Mustafa i ka thumbuar ata duke u thënë se nga ky takim, thjesht, po vjen Qeveria e Shpresës. Madje, Mustafa këta zyrtarë i ka quajtur edhe çuna.“Një takim, shumë panik! Merreni me qetësi, çuna! Thjeshtë, po vie Qeveria e Shpresës”, ka shkruar shkurt ai.

Gjatë ditës, kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa janë takuar për siç kanë thënë ata, për të biseduar lidhur me situatën e krijuar politike në vend.

Pas këtij takimi Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se I pari I LDK-së dikur nuk ishte “profesor” për Albin Kurtin, por shërbëtor i Rrahman Morinës, Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit dhe se ishte “argat i Serbisë që po e bosnjëzon Kosovën dhe Esat Pashë që po i falë territore Malit të Zi”.

- Advertisement -

Kurse nga AAK këtë takim e kanë quajtur si kafja e “Zajednicës” pa kurrfarë mesazhi për shtetin./Gazeta Blic
2

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit