2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“LDK dhe PDK do bëjnë marrëveshje të paimagjinueshme për të qeverisur bashkë”

Rekomandime

Deklaratat e Isa Mustafës, se pas situatave të krijuara kohëve të fundit në vend, Lidhja Demokratike i ka hequr vijat e kuqe për bashkëpunim me PDK-në, po i sheh si mashtrim, njohësi i çështjeve politike, Behlul Beqaj.

- Advertisement -

Në një bisedë për GazetaBlic, Behlul Beqaj, thotë se mirëpret vendimin e kryetarit të LDK-së për heqjen e vijave të kuqe për PDK-në, ndonëse thotë se Mustafa e mashtroi opinionin publik kur thoshte se nuk do të ketë koalicion me PDK-në.

“Është mirë që Isa Mustafa ka bërë veprimin i cili është nënkuptuar, ndonëse deklarimet e tij të më herëshme po shihet që kanë qenë vetëm një mashtrim për opinionin“, deklaroi Beqaj.

I pyetur se a mund të ketë bashkëpunim të shpejtë mes partive të Isa Mustafës e Kadri Veselit, Beqa thotë se një gjë e tillë do të ndodhë.

- Advertisement -

Madje shton se LDK dhe PDK, janë të gatshme të bëjnë kompromise të paimagjinueshme njëra me tjetrën, për qëllim të mbetjes në pushtet.

“LDK-ja, PDK-ja janë në situatë që të bëjnë kompromise edhe të paimagjinueshme, vetëm me vetëm që mos ta dorëzojnë pushtetin e instaluar me vite të tëra, në këtë kuptim çështja e presidentit dhe çështja e koalicionit është çështje jo e vullnetit politik të anëtarësisë por është çështje e vullnetit dhe interesit të lidershipit të partive, në këtë kuadër nëse lidershipi e vlerëson se është interes i tyre që të ruhet një ekuilibër që vetëm të ruajnë pushtetin, atëherë ata do të bëjnë gjithçka që është në funksion të ruajtjes së të gjitha segemnteve të pushtetit, në borde, mninistri, qeveri, dogana, polici, institucione, AKI dhe ky do të ishte interesi i tyre i lidershipit politik“, shtoi Beqaj për Gazeta Blic.

- Advertisement -

Rreth mundësisë që LDK t’ia ofrojë postin e presidentit PDK-së, që kjo e fundit të futet në koalicion, Beqaj tha se nuk e përjashton si mundësi, por kjo varet nga aktakuza e mundëshme nga Gjykata Speciale drejt kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Varet nga lidershipi se çështja e ngritjes së aktakuzave është çështje e hapur, mendoj se veprime nuk do të ndodhin deri sa nuk sqarohet çështja e liderit të PDK-së dhe pas sqarimit të liderit të PDK-së, besoj që janë në pyetje kombinime dhe interesa tjera të cilat ndoshta nuk do ishin të njejta sikur të ishte ende lider i PDK-së, Kadri Veseli, besoj që ka të bëjë me matematikat por nuk ndërron interesi strategjik që pavarësisht se kush vjen në PDK si kryetar do të jetë peng i të kaluarës, qoftë edhe në moshë të re“, përfundoi Beqaj për Gazeta Blic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit