2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

LDK e varur nga votat e PDK-së ose Listës Serbe për qeverinë e re

Rekomandime

Rrëzimi i Qeverisë në kohë të emergjencës shëndetësore e ka përjashtuar në parim mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.Kosova, si pothuajse e tërë pjesa tjetër e botës, është duke u përballur me luftën kundër virusit COVID-19.Mbrojtja më e mirë ndaj këtij virusi, sipas ekspertëve shëndetësorë është qëndrimi në shtëpi dhe mos-grumbullimi i masave, gjë që e përjashton mundësinë e organizimit të zgjedhjeve.Partneri 51 ditësh i Lëvizjes Vetëvendosje në qeveri, Lidhja Demokratike e Kosovës në fund të marsit inicioi mos-besimin ndaj qeverisë, që u votua me sukses në Kuvendin e Kosovës.Ditëve të fundit, kjo parti ka nisur diskutimet me partitë e tjera politike për formimin e qeverisë së re.

- Advertisement -

LDK është pajtuar për të krijuar qeverinë e re me AAK-në dhe Nismën Sociale Demokrate.Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka kërkuar disa herë fituesit të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje që të propozoj mandatarin e ri për krijimin e Qeverisë.Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje, ende nuk i ka dërguar një emër, gjë që ka ‘shtyrë’ Thaçin që përmes një njoftimi në Twitter të paralajmëroj se gjatë kësaj jave do të procedohet me mandatimin e kandidatit të ri, që mund të jetë nga partia e dytë.

Nga zgjedhjet e fundit, të tetorit 2019, LDK është renditur e dyta.Lidhja Demokratike e Kosovës është grupi i dytë më i madh parlamentar me 28 deputetë. Deri më tani, kjo parti ka konfirmuar se ka diskutuar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe koalicionin Nisma dhe AKR për një koalicion qeverisës.Grupi parlamentar i AAK-së ka 13 deputetë ndërsa koalicioni Nisma-AKR kanë 6.Nëse do të kishte unitet nga të gjitha këto grupe parlamentare për një qeveri mes tyre, numri total i votave do të ishte 47.

Numri i deputetëve të minoriteteve joserbe në Kuvendin e Kosovës është 9, pasi që deputeti Elbert Krasniqi ka kaluar në radhët e grupit parlamentar të LVV-së. Në rast se këta deputetë e mbështesin një koalicion të prirë nga LDK, numri i votave do të shkonte 56.Lëvizja Vetëvendosje ka 30 deputetë, PDK 24 dhe Lista Serbe 10.Për formimin e qeverisë, kriter bazë është shumica e thjeshtë në Kuvend. Kjo nënkupton se LDK është e ‘obliguar’ të gjejë deputetë nga radhët e LVV-së, PDK-së apo Listës Serbe që do ta përkrahin qeverinë e tyre.Këtu pa llogaritur disa deputetë të LDK-së, që mund të jenë kundër, e që automatikisht do ta rriste edhe numrin e votave të kërkuara për formim të Qeverisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit