9.7 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

LDK publikon videon ku Arben Vitia pranon se ka gënjyer në lidhje me 7 mijë testet të koronavirusit

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia kishte njoftuar me 28 mars se kanë mbërritur në Kosovë 7 mijë teste të reja të cilat do të shfrytëzohen për të detektuar sëmundjen COVID-19, por ky lajm doli të përgënjeshtrohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kur zbuloi ditë më parë se Kosova kishte mbetur me vetë 600 teste të koronavirusit, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Ishte ministri Vitia i cili tha se kishte pranuar 7 mijë teste, e ky lajm bëri jehonë tek qytetarët për punë të mirë, mirëpo nuk zgjati shumë, lajmi nga ministri u demantua.

Lajmin se këto 7 mijë teste nuk kishin arritur kurrë në Kosovë para pak dite e pranoi edhe vet ministri Vitia, ai tha se në Interaktiv të KTV’së se nuk ka pasur dhe nuk janë ardhur 7 mijë testet që i shkroi vet në Facebook.

Një faqe e simpatizantëve të LDK’së në Facebook ka publikuar videon ku ministri Vitia e pranon se nuk kanë ardhur dhe nuk kanë qenë 7 mijë testet për koronavirusin.

- Advertisement -

Më poshtë keni videon dhe statusin e ministrit Vitia ku thoshte se në Kosovë kanë ardhur 7 mijë teste.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit