5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

LDK: Fjalimi i Kurtit përçarës, ofendues, i pavend dhe i padinjitetshëm, sulmoi edhe mediat

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit ku opozita u detyrua të lëshoi sallën e Kuvendit.

Sipas LDK dhe lëshimi ne sallës të deputetëve të opozitë fjalimi i sotëm i Kurtit, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ishte përçarës, ofendues, i pavend dhe i padinjitetshëm.

- Advertisement -

Reagimi i LDK-së:

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se fjalimi i sotëm i Kurtit, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ishte përçarës, ofendues, i pavend dhe i padinjitetshëm.
Ai sulmoi opozitën, mediet dhe fjalën e lirë.

Një fjalim i tillë nuk mund të mbahet në festën e Ditës së Pavarësisë.
Duket që Kurti vazhdon të mos e përjetojë 17 shkurtin si festë e moment uniteti kombëtar të Kosovës.

- Advertisement -

Ai edhe në këtë ditë të madhe, si para 14 vjetëve, zgjedh të ndajë e të përçajë popullin e Kosovës.

Republika e Kosovës është vendi i vizionarëve politikë, i luftëtarëve, i dëshmorëve dhe i martirëve të lirisë, vendi dhe shteti ynë i përhershëm. Kush nuk e kupton, fyen sakrificën e popullit të Kosovës, siç bëri Kurti sot.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit