2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

LDK-ja refuzoi të bëjë marrëveshje të shkruar, Mehmeti: Nuk është serioze

Rekomandime

Asamblisti i Aleancës Kosova e Re (AKR) në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka refuzuar që të bëjë marrëveshje të shkruar me AKR’në.

Mehmeti ka thënë se AKR është e hapur hapur që gjërat të specifikohen e jo të mbesin në ajër.

- Advertisement -

“Ne jemi të hapur që gjërat të specifikohen e jo të mbesin në ajër. Nëse nuk ka marrëveshje të shkruar nuk do të jemi pjesë e koalicionit”, deklaroi Mehmeti në RTV Dukagjini.
Mehmeti thotë se AKR nuk ka vendosur kushte, por ka qenë e gatshme për kompromise.

“Strukturat me përvoja shumëvjeçare në LDK e dinë shumë mirë se nuk ka marrëveshje pa shkrim. Nuk është serioze të na ftojnë në koalicion pa marrëveshje të shkruar”, tha ai.

“Ne kemi kërkuar të ndajmë pushtetin në proporcion me numrin e asamblistëve që i kemi. Kohë kemi pasur një muaj”.

- Advertisement -

Mehmeti thotë se nuk është në rregull që edhe ndërmarrjet publike të jenë pjesë e marrëveshjes së koalicioneve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit