-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“LDK-ja t’ia tregoj vendin Agim Veliut”

Rekomandime

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka kritikuar LDK-në, pasi humbi bastionin e saj në Podujevë.

Ai ka thënë se, përgjegjësia për këtë humbje i takon ekskluzivisht Agim Veliut, i cili shantazhoi dhe përçau partinë e vet për një post ministri.

- Advertisement -

Çfarë fytyre ka ky njeri që të vazhdojë të mbajë edhe më tej çfarëdo posti publik në Kosovë?! Tani është koha që LDK-ja t’ia tregojë vendin që meriton.

Agim Veliu pas humbjes së LDK-së në Podujevë, politikisht nuk vlen më për asgjë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi në Facebook:

- Advertisement -

LDK-ja e paska humbur Podujevën, apo bastionin e vet absolut që e ka mbajtur prej që është themeluar si parti.

Përgjegjësia për këtë humbje i takon ekskluzivisht Agim Veliut.

- Advertisement -

Ai dëmtoi buxhetin e Kosovës për një gjysmë milioni euro me koston e zgjedhjeve komunale.

Shantazhoi dhe përçau partinë e vet për një post ministri!

Çfarë fytyre ka ky njeri që të vazhdojë të mbajë edhe më tej çfarëdo posti publik në Kosovë?!

Tani është koha që LDK-ja t’ia tregojë vendin që meriton.

Agim Veliu pas humbjes së LDK-së në Podujevë, politikisht nuk vlen më për asgjë.

As Haki Rugova, pas dyshimeve të ngritura për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës, nuk vlen më për asgjë.

Sipas të gjitha gjasave, edhe Istogu do të ndjek rrugën e Podujevës dhe së shpejti do të pushojë së qeni bastion i LDK-së.

LDK-ja po rrudhet dhe po bie, Vetëvendosja po zgjerohet dhe po ngritet.

Kur thoshte Vetëvendosja se Buliqi do ta fitojë Podujevën pa balotazh, LDK-ja shpresonte në votat e kandidatit të PDK-së!

Ngjashëm me Podujevën do të ndodh edhe me zgjedhjet qëndrore.

Vetëvendosja po thotë se do të fitojë mbi 50 për qind të vendeve në parlament dhe do t’i FITOJË.

E vetmja zgjidhje për ta ndalur fitoren e thellë të Vetëvendosjes është që të mos mbahen zgjedhjet fare!

A është e mundur kjo?!

Titistët e LDK-së dhe enveristët e PAN-it kanë harruar se jetojmë në demokraci.

Sa më shumë tē shtyhen zgjedhjet, fitorja e Vetëvendosjes do të jetë më e thellë.

Tani Vetëvendosja nuk ka nevojë të punojë për vete fare, meqë për të po punojnë të gjitha partitë tjera politike.

Më në fund e kanë kuptuar se nuk është koha e tyre.

Të gjithë trenat kanë ikur.

Ka mbetur vetëm treni i Vetëvendosjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit