Sami Veliu, vëllau i nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” për mundësitë e koaliconeve që do t’i ketë LDK-ja pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Sipas Veliut, LDK-ja ka mundësi të bëj koalicion pazgjedhor me njërën nga këto partitë: PDK, AAK-PSD, NISMA-AKR.
“Opsioni i dytë që të bëj koalicion paszgjedhor me të gjitba këto partitë bashkë duke bërë koalicion me VV-në, si strehë e të pakënaqurve në partitë e veta, mundësi tjetër nuk ekziston”, ka shkruar Veliu.