2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

LDK kërkon nga Albin Kurti “t’i ndalë linçimet ndaj SHBA-së të bëra nga zyrtarë dhe aktivistë të Vetëvendosjes”

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kërkuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që t’a ndalë siç thuhet fushatën e linçimeve të zyrtarëve të VV-së drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zyrtarëve të saj.Në një komunikatë për medie, LDK kërkon nga Kurti që linçimi ndaj SHBA-së, i nisur nga zyrtarë të VV-së e i pasuar nga disa aktivistë duhet të ndalet dhe të dënohet.

- Advertisement -

Komunikata e plotë:

Reagim për MedieLDK dënon ashpër fushatën e ulët linçuese, e cila po zhvillohet në rrjetet sociale apo përmes deklaratave politike, e orkestruar, qoftë drejtpërdrejt përmes aktivistëve politik apo forma tjera indirekte, ndaj aleatit të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe personaliteteve të SHBA-ve.
Fushata denigruese ndaj aleatit kryesor të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës për LDK-në është e papranueshme dhe e pafalshme.
Fryma e fushatatës së tillë u instalua nga deklaratat publike të disa këshilltarëve të Kryeministrit të Kosovës, e pasuar nga militantë të LVV-së.

LDK fton qytetarët e Kosovës të refuzojnë këtë fushatë dhe të mos bëhen pjesë e një diskursi që nuk pasqyron edukatën tonë personale, familjare e qytetare dhe nuk i takon kulturës dhe traditës tonë, si shoqëri e si komb.LDK fton Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurtin, që është kryeministër në detyrë, ta dënoj këtë fushatë dhe të ndikojë në ndaljen e saj.
SHBA meriton respekt dhe falenderim të përhershëm të Kosovës dhe të çdo qytetari të saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit