20.7 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Odaloviq: Serbia e ka detyrim që të kujdeset për funksionimin e Marrëveshjes së Dejtonit

Rekomandime

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Serbisë, Velko Odaloviq, ka thënë se Serbia e ka për obligim që të kujdeset për Marrëveshjen e Dejtonit dhe e ka detyrim që një marrëveshje e tillë të funksionojë.

Këto deklarata ai i ka bërë teksa ka folur për gjendjen në Bosnje dhe Hercegovinë si rezultat i përpjekjeve të Millorad Dodikut për shkëputje të “Republikës Serbe”, shkruan tanjug.

- Advertisement -

Odaloviq i cili ka qenë zyrtar i lartë në Kosovë gjatë kohës së Sllobodan Millosheviqit, thotë se situata në Bosnje është krijuar pikërisht si rezultat i mosrespektimit të dokumentit bazë të Marrëveshjes së Dejtonit që i kishte dhënë fund luftës dhe kishte përcaktuar të ardhmen e Bosnje e Hercegovinës.

Ai tutje ka thënë se është në interesin e Serbisë që të ndërtojë raporte të mira me “Republika Srpskan” dhe të mbështesë mbijetesën e saj.

Velko Odaloviq është kryetar i Komisionit për Persona të Zhdukur në Serbi. Shkakrimi i Odaloviq nga kjo pozitë ka qenë edhe një nga kërkesat e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në procesin e dialogut të Brukselit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit