Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se në takimin e kryesisë së kësaj partie sot, Lutfi hairi dhe Lumir Abdixhiku kanë paraqitur kandidaturat për kryetar të partisë.
Në komunikatën e LDK-së thuhet se Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht Kuvendit për zgjedhjen e Kryetarit të LDK-së.
“Në mbledhje u dakordua për përgatitjet e nevojshme dhe të domosdoshme për mbledhjen e Kuvendit dhe në parim u konfirmuan edhe emrat e delegatëve të Kuvendit, të cilët janë konfirmuar nga secila degë e LDK-së”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se në mbledhjen e sotme, u paraqitën edhe dy kandidatura për Kryetar të LDK-së. Kandidaturat për Kryetar të LDK-së i paraqitën Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së dhe Kryetar i Gjilanit si dhe Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së.
Sipas njoftimit në mbledhje gjithashtu është thënë se ka edhe kandidatura tjera, që mund paraqiten ditëve në vijim.