4.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

“Burri nuk ma rregulloi telefonin që ma theu”, gruaja tenton t’i jap fund jetës duke konsumuar domestos

Rekomandime

Një rast jo fort i zakontë i dhunës në familje ka ndodhur në fshatin Milloshevë të Obiliqit, ku një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke konsumuar domestos pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin.

- Advertisement -

Rasti ka ndodhur para disa ditësh, por Policia është njoftuar gjatë ditës sa djeshme, nga Qendra Klinike Universitare të Kosovës, ku viktima ka marrë trajtim mjekësor.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës thonë se viktima fillimisht ka marrë trajtim në QMF, e pastaj është dërguar në QKUK.

Motivi i kësaj ngjarje dyshohet të jetë një telefon. Sinjali mëson se nga nervoza dhe mllefi që gruaja kishte me burrin për shkak se ky i fundit nuk ia kishte rregulluar telefonin që ia theu, vendosi të konsumojë preparat kimik.

- Advertisement -

Policia i është përgjigjur rastit dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke intervistuar palët në stacion, me ç’rast ndaj të dyshuarit me urdhër të Prokurorit është iniciuar rast.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit