8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

LDK mbledh nënshkrimet e 24 deputetëve për seancën e jashtëzakonshme, 4 prej tyre nuk i japin nënshkrimet (emrat)

Rekomandime

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në një mbledhje që ka pasur sot gjatë ditës, ka mbledhur nënshkrimet për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, me qëllim formimin e Qeverisë së re.Një deputet i LDK-së, në kushte anonimiteti i ka treguar Gazetës Blic se tashmë i kanë mbledhur 24 nënshkrime për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme.Ndonëse, Grupi Parlamentar i LDK-së, i ka 28 deputetë, 4 prej tyre kanë paralajmëruar që nuk do të votojnë pro qeverisë me AAK e Nisma.

- Advertisement -

“I kemi mbledhur 24 nënshkrime. 4 deputetë që janë kundër koalicionit me AAK e Nisma, nuk e kanë dhënë nënshkrimin e tyre”, tha ky burim.Siç ka raportuar dje Gazeta Blic, Vjosa Osmani, Fatmir Rexhepi, Haxhi Avdyli e Ardian Shala janë 4 deputetët që nuk do ta votojnë qeverinë e re, të cilën pritet ta drejtoj Avdullah Hoti, që sot u nominua për kryeministër nga LDK.

Ndërkohë, pritet që shumë shpejt nënshkrimet për formimin e qeverisë së re, t’i japin edhe deputetët e AAK-së dhe të Nismës, në mënyrë që të bëhen 40 nënshkrime, të mjaftueshme për ta thirrur seancën e jashtëzakonshme, ku do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa sot para gazetarëve ka treguar se shumë shpejt do të formohet qeveria e re.Madje, ai tha se deri në fund të javës do të votohet në Kuvend qeveria Hoti.Ndërkohë, Gazeta Blic ka raportuar dje se me gjasë seanca për formimin e qeverisë së re, do të mbahet ditën e shtunë, nga ora 16:00.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit