-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

LDK me tempon e vjetër: Jemi të gatshëm t’i vazhdojmë bisedimet me Vetëvendosjen

Rekomandime

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas mbledhjeve që Isa Mustafa ka mbajtur me strukturat janë shprehur të gatshëm që të vazhdojnë bisedimet me LV-në për të krijuar institucionet e reja, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Në komunikatën e nisur për media, shkruhet se LDK-ja në mbledhjet e mbajtura sot ka trajtuar situatën pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa, duhet që të implementohet rezultati i zgjedhjeve të gjashtë tetorit, e të krijohen institucionet e reja.

“LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet.

- Advertisement -

LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit.

LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve”, shkruhet në njofim.

- Advertisement -

LDK i ka bërë thirrje LV-së që të reflektojnë mbi bazën e barazisë që të ndajnë pushtetet mes vete.

“LDK-ja fton Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё mbi bazёn e kёtij parimi, nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndёrtuar qёndrimi i LDK-sё lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndёrmjet tyre”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit