10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Lubonja: Nëse ‘eliminohet’ Albin Kurti, Kosova do ketë fatin e politikës në Shqipëri

Rekomandime

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar mbi politikën në Kosovë, duke u shprehur se ‘nëse eliminohet’ (politikisht) Albin Kurti, situata politike do të përfundojë njëlloj si politika shqiptare.

- Advertisement -

I ftuar në rubrikën opinion në News24, Lubonja shtoi se VV është parti e paprovuar në pushtet dhe se shpresa që ngjall Albin Kurti është vënë nën shënjeshtër nga aktorët e tjerë politikë.

“Nëse eliminohet dhe Albin Kurti dhe vazhdon Thaçi me të tijët mund të jemi në pikën ku ata s’kanë arritur te ne, por larg qoftë mund të shkojnë.”-tha Lubonja.

PJESE NGA INTERVISTA

- Advertisement -

Si e shihni vitin që sapo hyri?
Ngjarjet e rëndësishme të vitit që lamë pas janë të komentuara. Dalja e opozitës nga Parlamenti, kapja e gjithë pushteti lokal nga mazhoranca më 30 qershor, një klimë e rëndë e krijuar, denoncimet e shumta për lidhjet e krimit me qeverinë, dhe si kulminacion i vitit të keq ishte dhe tërmeti, që nxori gjithë dobësitë e këtij shteti, që kemi ndërtuar mbi propagandën, dhe që është shteti i një grusht oligarkësh. Të gjitha këto janë pikat kryesore të vitit që kaloi, nuk dalloj ndonjë gjë pozitive. Se si do jetë viti tjetër, jemi në fillim. Mendimi im është që, duke parë dhe tendencën, vështirë se do të kemi ndonjë gjë pozitive, për t’u futur në një rrugë të mirë. Këmbëngulja e Ramës për t’i dhënë të drejtë vetes në çdo gjë është e qartë, dhe nëse ata nuk kanë aftësi vetëkorrigjuese, kush do t’i korrigjojë. Opozita duket se i ka harxhuar të gjithë fishekët. Pastaj ka dhe ngjarje të papritura. Por, ka një depresion të madh në njerëz.

Ka shanse të mbushet ky boshllëk?

- Advertisement -

Rama punon për asgjësimin e çdo gjëje që mund t’i dalë kundër. Që të lindë një forcë tjetër në këto situata unë nuk jam shumë optimist. Unë mendoj se forcat e reja lindin kur ka sukses politika. Gropa po hapet për ditë, gropa morale në kuptimin e besimit që kanë njerëzit te kjo qeveri.

Si e shihni opozitën?

Nuk është se s’ka bërë aktivitete të rëndësishme për të ndërgjegjësuar për situatën, edhe duke denoncuar, s’mund t’ia mohojmë këtë, por ajo që është si perceptim i njerëzve të deprimuar, është se duket sikur e ka mbaruar betejën dhe e ka humbur në një far kuptimi dhe po kthehet tani te zgjedhjet. Por, deri dje ka thënë se me këtë nuk bëhen zgjedhjet, çfarë ndryshoi? E dyta, e shoh të dobët, sepse nuk ka bërë atë punën për të shkuar te njerëzit, i ka ngelur ajo e oligarkëve. S’kanë bërë asnjëherë reflektim, që këta oligarkë kanë qenë të lidhur me ne, kemi ne ndonjë lidhje me ta. E treta, është edhe një lloj varësie e madhe ndaj ndërkombëtarëve. Presin sikur do ta zgjidhin ndërkombëtarët, ta kemi mirë me të. Tregon mungesë personaliteti, që reflektohet pastaj edhe në të tjera gjëra.

Kosovarët kanë një shans të madh, që kanë një forcë të pa provuar në pushtet, që është Vetëvendosja, që jep shpresë. E gjithë ajo çka e rrethon VV, më duket se nuk është shumë larg asaj që kemi dhe ne, politikës korruptive, të intrigave, të lidhur me oligarkinë, etj. Sistemi është po ai. Pikëpyetja ime është se a mundet të themi që ata janë më përpara, apo mos po shkojnë ata ku jemi ne sot? Nëse eliminohet dhe Albin Kurti dhe vazhdon Thaçi me të tijët mund të jemi në pikën ku ata s’kanë arritur te ne, por larg qoftë mund të shkojnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit