1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

LDK në Dragash kundërshton vendimin e PZAP-së, do t’i drejtohen gjykatës

Rekomandime

Shefi i Shtabit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash, Qamil Kolloni, e ka kritikuar Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pas anulimit të gjitha votave me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në këtë qytet.

Ai ka theksuar se këtë rast ata do ta adresojnë në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

- Advertisement -

“Mendojmë se PZAP nuk i ka marrë parasysh të gjitha fakteve dhe ka bërë shkelje të votave të lira të qytetarëve. Për shkak se ato vota nga diaspora janë të familjarëve tanë, të cilët janë të gatshëm të vijnë edhe të dëshmojnë edhe në gjykatë, pas marrjes së këtij vendimi ne do t’i drejtohemi gjykatës për të ankimuar këtë vendim të PZAP”.

“Gjithsesi, unë mendoj se do të mbledh të gjithë kryesinë dhe do të marrim një vendim të përbashkët nuk do ta njohim rezultatin fare, për faktin se është e dyta herë që Komuna e Dragashit rezultati vendoset në tavolinë dhe nuk vendoset me votën e lirë të qytetarit , prandaj jemi të obliguar ta ruajmë çdo votë të qytetarit”, ka thënë Kolloni, për Klan Kosova.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marr vendim për anulimin e votave me postë në garën e balotazhit për kryetar të Komunës së Dragashit.

- Advertisement -

PZAP ka aprovuar ankesën e kandidatit të PDK-së, për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani, dhe ka anuluar të gjitha fletëvotimet e dorëzuara përmes postës për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të kësaj komune.

Partia Demokratike e Kosovës prin me 17 vota nga raundi i balotazhit në Komunën e Dragashit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit