4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

LDK nuk “tërhiqet”, me çdo kusht e do edhe këtë pozitë

Rekomandime

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se rezultati zgjedhor është pranuar nga të gjithë, derisa ka shtuar se programet politike që janë kundërshtuar në fushatë, tashmë po harmonizohet

Ai tutje ka shtuar se duhet të largohen dyshimet se LDK-ja ka opsion tjetër për bashkëpunim, përveç Vetëvendosjes.

- Advertisement -

“Një tension zgjedhor ende po vazhdon prej frikës që nuk do të ndodhë ajo që presin votuesit. Duhet me largu dyshimin që LDK-ja ka opsion tjetër pos opsionit me VV-në. Ne kemi thënë edhe para zgjedhjeve që ne nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në dhe kemi përafrime me VV-në”, ka thënë ai duke shtuar se të gjithë ata që po tregohen skeptik, po e bëjnë për njollosje politike.

Derisa ka folur për takimet me Vetëvendosjen për harmonizim të programit, ka thënë se ende nuk kanë folur për ndarjen e pozitave.Ai tutje ka bërë të ditur se në këto takime do të diskutohet edhe për pozitën e Presidentit.

Ne kemi thënë që Qeveria do të ketë 12 ministri, pozita e kuvendit, pozita e presidentit janë tema që do të diskutohen në takime tjera. Ne jemi marrë vesh që edhe për pozitën e presidentit me bisedu, por kjo do të bisedohet brenda. Meqenëse ende nuk është diskutuar, po e lë të hapur. Besoj që do të duhej që kjo të ishte njëra nga çështjet që duhet të diskutohet”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ndërkaq për bashkëpunimin me PDK-në , Haziri ka thënë se PDK-ja marrëveshjen me LDK-në e kishin shfrytëzuar vetëm për aq sa kishin nevojë.

PDK-ja është rrënuese e çdo lloj bashkëpunimi që LDK-ja e ka pas deri në ditën e mocionit të mosbesimit. Ne nuk duartrokasim ndaj atyre që rrënojnë ura të bashkëpunimit. Ajo ka qenë një marrëveshje politike të cilën e kanë shfrytëzuar për aq sa kanë pasur nevojë. Ne nuk e kemi pas qëndrimin politik sikur e kemi pas tash. Politika jonë ka qenë më e qartë dhe më agresive se herëve të kaluara”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Duke folur për deklaratat e tij gjatë fushatës, ai ka thënë se në asnjë moment nuk e ka ofenduar Vetëvendosjen e as liderin e saj Albin Kurti.

Kurti paraqet një politikë të majtë në Kosovë. Nëse themi që është e kuqe, nuk është asnjë ofendim sepse lëvizjet e majta identifikohen si të tilla. Nuk ka të bëjë me komunizëm por e majtë. Nuk është asnjë ofendim që nëse bëjmë krahasime për dikë që nuk ka njollë të zezë në karrierën e tij. Unë besoj që Kurti do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm i partive”, ka deklaruar ai.

Duke folur për zërat për kandidimin e tij si kryetar i LDK-së nëse Mustafa bëhet president, ai ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.

Ai tutje deklaratat e tilla i ka quajtur “teori të konspiracionit”.

Duke folur për rolin e Vjosa Osmanit në fazën e bisedimeve, Haziri ka thënë se ajo ende është e nominuar për kryeministre deri në shpalljen e rezultateve

Ai ka thënë se ministrat e partisë do t’i caktojë Kryesia e LDK-së.

“Ne kemi shumë kuadro të cilët do të diskutohen për të marrë pjesë ne ekzekutiv”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit