1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

LDK vendos për fatin e Vjosa Osmanit

Rekomandime

Isa Mustafa nuk e kishte larguar Vjosa Osmanin nga LDK’ja pavarësisht se kishte votuar kundër tij kur ishte bërë Kryeministër me PDK’në. Por, Kryetari i LDK’së ka vendosur t’i sfidojë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së me kërkesën për përjashtimin e Vjosa Osmanit nga pozita e Nënkryetares së LDK’së dhe anëtares së Kryesisë. Në orën 19 përfundon votimi.  

- Advertisement -

Fati i Vjosa Osmanit në strukturat udhëheqëse të LDK’së do të vendoset deri në orën 19 të ditës së sotme. Isa Mustafa ka propozuar shkarkimin e Osmanit nga funksioni i Nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë.

Kërkesa e Kryetarit të LDK’së drejtuar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Partisë të votojnë me e-mail ka ardhur pasi Vjosa Osmani doli kundër Avdullah Hotit për Kryeministër derisa nuk mori fare pjesë në votimin kur me 61 vota u formua Qeveria LDK-AAK-NISMA me minoritetet.

Vjosa Osmani në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 dështoi ta nxirrte LDK’në të parën në garë me partitë tjera ku VV doli e para. Pas zgjedhjeve u themelua koalicioni mes LDK’së dhe VV’së ku Vjosa Osmani pati rol vendimtar në arritjen e marrëveshjes.

- Advertisement -

Mirëpo, Osmani doli kundër prishjes së koalicionit me VV’në dhe rrëzimit të Qeverisë.

Doli edhe kundër LDK’së kur u vendos që Avdullah Hoti të bëhet Shef i Qeverisë së re.

- Advertisement -

Isa Mustafa ditëve të fundit ka paralajmëruar masa ndaj secilit zyrtar partiak që del kundër vendimeve të Partisë. Është thirr në një nen të Statutit të LDK’së, i cili sanksionon funksionarët e LDK’së që dalin kundër partisë në procese të rëndësishme elektorale.

Vjosa Osmani kishte hyrë në politikë duke qenë Këshilltare e Fatmir Sejdiut bashkë me Isa Mustafën, i cili pastaj u ngjit në krye të LDK’së.

Osmani për një kohë kishte prishur raportet me Isa Mustafën kur nuk e kishte votuar për Kryeministër në dhjetor të vitit 2014.

Mirëpo, Osmani ishte pajtuar me Mustafën dhe kishte përkrahur Avdullah Hotin për Kryeministër në zgjedhjet e 2017’ës, kur LDK dështoi, po ashtu, të dalë e para.

Osmani përfundimisht ishte pajtuar me Kryetarin e LDK’së në zgjedhjet e fundit partiake kur Mustafa e pranoi për Nënkryetare dhe kërkoi votat e partisë për ta bërë edhe Shefe të Qeverisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit