9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Leonardo Di Caprio apelon sërish për mbrojtjen e lumit Vjosa: Thirrja që kam për popullin shqiptar

Rekomandime

Aktori i famshëm hollivudian, Leonardo Di Caprio, i është bashkuar apelit dhe fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri.

- Advertisement -

Në faqen personale në “Facebook”, Di Caprio, Di Caprio ka postuar filmin e lumit Vjosa ku i ka ftuar qytetarët që të firmosin peticionin për mbrojtjen e lumit, nga ndërhyrjet e qeverisë, si dhe ndërtimi i hidrocentraleve.

Postimi i plotë i DiCaprio-s:

Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh dhe ‘më i egër’ në Evropë.

- Advertisement -

Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si dhe digat e hidrocentraleve.

Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara.

- Advertisement -

Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë.

Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNationalParkNoë, i cili do të ishte parku i parë i lumit ‘të egër’ në Evropë.

Qëndroni me ta. Shikoni dhe ndani filmin e ri Vjosa Forever dhe nënshkruani peticionin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit