12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Lëshimi i lejeve/ Ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, “Braca” dyshohet se mori mbi 1 milion euro villa e vetura

Rekomandime

Prokuroria Themelore në Ferizaj së bashku me Policinë e Kosovës kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me aksionin i cili është zhvilluar mëngjesin e sotëm në komunën e Shtërpcës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari ka thënë se janë kontrolluar 11 lokacione në tri rajone të ndryshme.

- Advertisement -

“Pjesë e bastisjes ka qenë edhe Kuvendi Komunal në Shtëprcë, zyra e kadastes dhe ajo e urbanizimit”, ka njoftuar Jashari.

Ai tha se ish kryetari i Shtërpcës së bashku me disa persona të tjerë janë ndaluar me urdhër të prokurorit për 48 orë nën dyshimin e bazuar për korrupsion, marrje dhe dhenie të ryshfetit.

Ndërsa prokurori i çështjes Rasim Maloku ka thënë se ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, dyshohet se ka marrë disa villa si dhuratë, vetura e gjëra tjera në vlerë rreth 1 milion euro për lëshimin e lejeve.

- Advertisement -

Ndërsa përfaqësuesi nga Policia e Kosovës ka thënë se hetimet në lidhje me rastin fillimisht kanë nisur në vitin 2019 e pastaj janë zgjeruar.

Gjatë operacionit janë sekuestruar: Mbi 61 mijë euro, një pushkë ajrore, 4 pistoleta, 2 pushkë gjuetie, mbi 500 fishekë, karikator, 21 thika, 8 vetura në vlerë rreth 300 mijë euro dhe gjësende tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit