1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Lëshohet urdhër-arrest për Çedomir Jovanoviq

Rekomandime

Prokuroria Themelore në Beograd lëshoi një urdhër për arrestimin e Cedomir Jovanoviqit.

- Advertisement -

Urdhri është lëshuar duke marrë parasysh se në disa raste, dhe pa justifikim, ai shmangu ardhjen në këtë institucion për të dhënë deklaratën e tij.

Kështu, policia duhet ta arrestoj opozitarin serb deri më 25 qershor, sepse dyshohet se ka rrahur trajnerin dhe pronarin e Klinikës së Terapisë Fizike “Physio Center” në korrik të vitit të kaluar, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Policia duhej ta sillte atë në seancën e caktuar për 26 mars, por kjo nuk ndodhi dhe arsyet nuk u njoftuan, raporton b92.

- Advertisement -

Jovanoviq duhet të merret në pyetje në lidhje me dyshimin se më 18 korrik 2020 goditi pronarin e qendrës së terapisë fizike “Physio Center” me një raketë tenisi.

Ai mungoi në seancën dëgjimore në tetor, janar dhe mars dhe tjetra është caktuar për 25 qershor, kur u dha urdhri për sjelljen e tij me ndihmën e policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit