3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Letër e hapur Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin

Rekomandime

Nga Ragip Guraziu

- Advertisement -

Kosova mundi frikën dhe i hapi shtigjet e lirsë dhe të ardhmërisë

Kjo ndodhi më 17 shkurt të vitit 2008 ku Kuvendi i Kosovës,gjegjësisht deputetët të zgjedhur nga vota e popullit,shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe më pas edhe Kushtetutën e saj,dhe defintivisht fitoi Sovranitetin e saj e okupuar nga serbo sllavët të ish-Jugosllavisë,dhe kurrë e kurrës Kosova nuk ka qenë krahinë e Serbisë.

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën.

Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë.

- Advertisement -

Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kjo fytyra e Serbisë….

Qysh para ofensivave të para serbe, para korrikut të vitit 1998, fotografia e më të madhit ndër ne, Adem Jashari, filloi të zërë vendet më meritore nëpër odat dhe sallonet e shtëpive tona, pavarësisht nga rreziku që kanosej nga policia serbe.

- Advertisement -

Krahas autoritetit të kësaj legjende kombëtare, për çdo ditë rritej autoriteti i udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Adem Jashari me disa shokë ishte i vetmi që filloi krijimin e një force madhështore, e cila do të dalë armikut përpara.

Për Adem Jasharin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës shumëkush është duke shkruar, por unë dua të them se Ushtria Çlirimtare e Kosovës shpejt arriti simpatinë e popullit liridashës, sepse e meritonte respektin e popullit.

Adem Jashari shumë herë kishte thënë, në biseda me ushtarët e tij të UÇK-së, se ‘’në jetë nuk ka herë kështu herë ashtu, nëse njëherë turpërohesh mbetesh i turpëruar përgjithmonë’’.

Prekazi është Mekë dhe Jerusalem modern i kombit shqiptar

Kështu kishte thënë në librin e tij ‘Kthesa e madhe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës’’ Jakup Krasniqi. Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën, me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë.

Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi Legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë.

Siç dihet, familja Jashari, pos komandantit legjendar Adem Jasharit, rëndë për të mos vdekur kurrë.

Lufta e Prekazit zgjoi kureshtje jo vetëm të popullit liridashës shqiptar, por edhe tek shtetet e tjera botërore që bëri bujë, sepse ngriti lart mentalitetin luftarak të UÇK-së se si po luftonte për çlirimin e vendit dhe lirinë e këtij populli shqiptar i vuajtur dhe i përvuajtur me shekuj nga një shtet që quhej Serbi dhe kjo histori e Jasharëve u vulos me germa të arta në historinë e kombit shqiptar.

Dhe nuk ishte kollaj kur përballë Jasharët në krye me komandantin e tyre dhe e gjithë Kosovës, Adem Jasharin 4 ditë hiç pa u ndalur luftuan ballë për ballë me ushtrinë, kriminelët dhe çetnikët serbo-sllavë, që në këtë luftë, heroizmin që kishin Jasharët e Prekazit legjendar për vendin e tyre bëri që të flijohen edhe gra, fëmijë e në mesin e tyre edhe pleq e plaka.

Vulin, je një zagarë plak, gjahu ju ka humbur, ruaje Beogradin dhe Serbinë,se nga Kosova i keni la duart….

Jam në dijeni se nuk po mundeni të rehatoheni nga krimet e juaj çetnike që i bëtë në Kosovë, e që nuk keni kyrsyer as pleq e plaka,fëmijë e gra shtatëzana,perdhunime e masakrime, kallje e djekje,rrenime,po keni harruar se shqiptaret gjithmonë kanë luftuar për vendin e vet dhe tokat tona ende i ke atje ne Nish e rrethin, dhe tani bota po ju njeh kështu; Sebinë si shtet kriminel e çetnik,Sllobodan Millosheviqin si kasapi i ballkanit, dhe po thuhet se ju gjithonë kishi patur fytyra të zeza,pa asnjë të bardh.

Lugina e Preshevës herdokur ka për tju bashkangjitur Kosovë këtë po e kërkojnë vetë udhëhesit të asaj ane e në mesin e tyre edhe deputetet e zgjedhur vetë nga populli.

Tani Kosova hapi shtigjet e lirisë dhe pavarësisë

Kjo ndodhi më 17 shkurt të vitit 2008 ku Kuvendi i Kosovës,gjegjësisht deputetët të zgjedhur nga vota e popullit, shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe më pas edhe Kushtetutën e saj, dhe defintivisht fitoi Sovranitetin e saj e okupuar nga serbo sllavët të ish-Jugosllavisë,dhe kurrë e kurrës Kosova nuk ka qenë krahinë e Serbisë.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nga zgjedhsit e popullit më 17 Shkurt të 2008-tës vulosin fatin e kosovarëve dhe Kosova u bë shtet me Kushtetut e njohur mbi 110 shtete dhe varrosi gjithçka në predentimet e Serbisë,dhe u varros shprehja Kosova i Metohija,dhe Kosova tani është e lirt dhe si një popull i tëri ,unik i pandar dhe i bashkuar së shpejti,këto ishin aspiratat që shqiptarë ti bashkojnë toka e marrura nga Serbija.

Shumë furtuna dhe luftra kanë kaluar në Kosovën e nëpërr Kosovë,por Mitrovicën,qytetin e minatorit nuk ka patur pretendime askush ta ndaj.Tani si po shifet ish diktatori serb Sllobodan Millosheviqi, ju ka gënjye siç po e gënjeni edhe ju popullin serb se Kosova nuk është shtet.

Sa i perket ëndrrës naziste të Serbisë,që me shekuj ka vepruar në këtë mënyrë,që po fsheh shteti Serb,që po insiston që më mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë,gjegjësisht në veriun e Mitrovicës,po pretendon 28 për qindëshin e territori të Kosovës të kësaj ane që të kthej në në territorin e shtetit serb,për të quajtur pastaj ja ky është kompromisi në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi,dhe menjëherë kishte për ta njohur Pavarësinë e Kosovës,dhe për ta bindur BE, dhe të tjerët se ky ishte pajtimi Kosovë-Serbi.

Të gjitha këto Vulin Serbisë po i mundësohet nga ndërkombëtarët që pa e njohur Kosovën si shtet dhe të cilët autoritrtet në Beograd nuk kanë kërkuar as falje,të gjitha këto neve na dërgojnë në pus pa fund ,siç thotë populli.

Shteti serb nuk po i zbaton rregullat ndërkombëtare dhe askush nuk po mundet të vetëdisoj Serbinë se Kosova është shtet i pavarur dhe të drejtat e minoriteteve janë të garantuara edhe me Pakon e Ahtisarit gjë që këtë të drejt nuk e kanë minoritetet në shtetet tjera dhe sidomos vet shteti serb nuk e zbaton rregullat e ndërkombëtarëve sa iu perket minoriteteve në Serbi.

Kemi tri komuna në Luginën e Preshevës dhe aty është gjendja faktike e këtij shteti,që vite me radhë jo veçse në Ballkan po shkakton trazira por ky virus i shtetit serb ka përfshirë edhe Evropë. e shtetet tjera botërore që shi me rastin e Kosovës dhe pas 20 vjet pas përfundimit të luftës,çështja e veriut të Mitrovicës ende e pasgjedhur.

Po ta përkujtoj o zagar i nukt, Vulin…

Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë.

Është vatër e stabilitetit në rajon si dhe synon anëtarësimin në NATO, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian.

Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire.

Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë,Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate.

Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997-1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund genocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës.

Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej 110 vende në mbarë botën,por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.

Po pse këtë letër të hapur, drejtuar bash juve Vulin?

Keni reaguar me një shkrim, kur Edita Tahirin e keni quajtur, ‘Gjyshe të çmendur’,S’ka Kosovë të pavarur dhe pikë, shprehje fëmijësh…

Reagimi i juaj pa nderhyrje…

Eskalon Vulini e quan Tahirin ‘Gjyshe të çmendur’: S`ka Kosovë të pavarur dhe pikë

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se nuk ka Kosovë të pavarur dhe pikë.

Kësisoj ai i është përgjigjur ish-kryenegociatores nga Kosova në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri e cila ka thënë gjatë ditës se “nëse Serbia nuk e njeh Kosovën në kufijtë ekzistues, shtet të pavarur, do të kemi edhe luftë”.

“Tahiri nuk ka fëmijë të vetin. Për këtë arsye ajo hidhet lehtë në luftë. Dhe kur ajo ishte në detyrë, ajo nuk ishte në vete dhe tani, kur askush nuk e pyet për asgjë, është plotësisht e çmendur. Gjyshja e çmendur”.

“Për këdo që përdor një ‘gjyshe të çmendur’ për të thënë atë që nuk do ta thotë me zë të lartë dhe do të dëshironte të shihte të ndodhë përsëri, nuk ka Kosovë të pavarur dhe pikë “, tha Vulin në një deklaratë të shkruar.

Për fund…

Kur jeni në dijeni, se sa rëndesi ka fëmija,pse ju naj vratë fëmijtë tanë gjatë luftës,shi se çfarë fytyre çenike keni pra.

Herave tjera, me të vërtet Edita gjyshe e çmendur,përballu me mua, e mos u merr me Editen, e të tregojë të gjitha të bëbat e juaja,por farë e fliqur si ju nuk mundet njeri të gjej në këtë rrozullin tokësor..

Autori është gazetar-analist i pavarur

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit