-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Letra ku flitet për autonominë e Serbisë brenda Kosovës, Molliqaj i kërkon Kurtit që urgjentisht ta vendos reciprocitetin

Rekomandime

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se linja e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në dialog është ajo e autonomisë së Serbisë brenda Kosovës.

Në një shkrim në Facebook, Molliqaj ka thënë se kjo është linja e mosnjohjes së Kosovës dhe defunksionalizimit të shtetit.

- Advertisement -

“Është linjë e etnizimit të shoqërisë dhe përjetësimit të konfliktit. Është linjë që duhet refuzuar e bllokuar. Me çdo kusht dhe sa më shpejt”, tha ai.

“Nuk ka reciprocitet; Nuk ka njohje nga Serbia; Veriu – njësi autonome; Veriu autonom, me pushtet legjislativ e ekzekutiv. Me kuvend të vetin e me përfshirje të Serbisë në qeverisjen e kësaj zone; Komunat serbe të jugut me asociacion që i ndanë nga qytetarët e tjerë të Kosovës; Kisha Ortodokse me status të veçantë kushtetues, jashtë sovraniteti të Republikës tonë; Ndryshim i kushtetutës, për ta përshtatur me këtë marrëveshje të dëmshme; Mitrovica zonë e veçantë ekonomike; Demarkacioni me Serbinë; Moratorium në raport me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, shtoi ai.

Molliqaj ka thënë se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës sot duhet të vendos reciprocitet me Serbinë, në mënyrë që një linjë e tillë të mos vjen në shprehje në dialog.

- Advertisement -

“Këto janë pikat që po i përgatiten Kosovës nga procesi i ri dialogues. Ky dialog duhet të bllokohet. Kurti sot e ka momentin të vendosë reciprocitet, kushte, e çkado… veç t’mos e lejojë të vijë në shprehje një linjë e tillë në dialog. E nëse futet në këtë proces, atëherë rezultati janë këto 10 pika.

Opozita nuk duhet të pranojë në asnjë mënyrë t’i bëhet bashkë Kurtit në këtë dialog autonomist. Në këtë defunksionalizim që do t’ia bëjë Kosovës. Duhet rezistencë, nëse Qeveria e shtrinë qafën. Nëse kjo na qenka “Republika e Tretë”, atëherë, jo, faleminderit! Republika e Tretë qenka tretje e Republikës”, ka thënë ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit