6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Lëvizja e Biden/ Amerikanët “tregojnë dhëmbët”, dërgojnë dy ”përbindësha” në detin e Kinës Jugore

Rekomandime

Dy luftanije amerikane kanë mbërritur në Detin e Kinës Jugore për të bërë një stërvitje të përbashkët. Zona është një pikë e nxehtë në marrëdhëniet e Kinës me fqinjët dhe me amerikanët.

- Advertisement -

Luftëanija Theodore Roosevelt dhe ajo Nimitz “kryen një mori stërvitjesh ushtarake që synojnë rritjen e ndërveprimit si dhe aftësimin e mëtejshëm të komandës dhe kontrollit”, tha të martën marina amerikane.

Në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin tha se lëvizjet e shpeshta nga anijet luftarake dhe avionët amerikanë në Detin e Kinës Jugore, që ishin një “shfaqje e forcës” nuk ishin të favorshme për paqen dhe stabilitetin rajonal.

“Kina do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin dhe sigurinë kombëtare dhe të punojë me vendet në rajon për të mbrojtur në mënyrë të vendosur paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore,” tha ai.

- Advertisement -

Ushtrimi i forcave ushtarake amerikane vjen disa ditë pasi Kina dënoi lundrimin e “destrojerit” amerikan John McCain pranë Ishujve Paracel, të cilët kontrollohen nga Kinezët. Kjo zonë ka një rëndësi të madhe për tregtinë ndërkombëtare, përmes së cilës kalojnë rreth 5.3 trilionë dollarë mallra. Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë pretendimet territoriale të Kinës në rajon, duke e akuzuar atë për militarizimin e Detit të Kinës Jugore dhe përpjekjen për të frikësuar fqinjët si Malajzia, Filipinet dhe Vietnamin.

Ky është misioni i parë që ndërmerret nga marina amerikane që kur Presidenti Joe Biden mori detyrën .

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit