11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Libri tronditës: KGB ruse e “rekrutoi” Donald Trump 40 vite më parë, i paguan borxhet dhe e ngritën në majë

Rekomandime

“Donald Trump u stërvit si një aset rus nga KGB rreth 40 vjet më parë, bashkëpunim i cili më pas u kthye në një “marrëdhënie” dekadash të gjatë, me përfitim të ndërsjellë si për Rusinë ashtu edhe për Trump”. Këto janë pretendimet e një libri të ri të shkruar nga gazetari Craig Unger.

- Advertisement -

Sipas këtij libri, Trump u shpëtua disa herë nga falimentimi nga paratë ruse të pastruara përmes pasurive të tij të patundshme në vitet ’80 dhe ’90, pohon autori. Paratë ruse gjithashtu u përdorën për ndërtimin e hoteleve dhe resorteve luksoze nën emrin e Trump.

Një ftesë për të vizituar Rusinë nga një zyrtar i nivelit të lartë të KGB-së në 1987, nën maskën e një udhëtimi paraprak rreth mundësisë për të ndërtuar një hotel “Trump” në Moskë, ishte në fakt ”zhvillim i maskuar” nga administruesit e KGB-së që çuan më tej krijimin e kanaleve sekrete dhe i lejoi rusët të ndikojnë dhe dëmtojnë demokracinë amerikane, pretendon autori.

Kur Trump u bë president, ishte koha për të paguar “nderet” dhe ai i dha Putinit gjithçka që donte, shkruan mes të tjerash Unger.

- Advertisement -

Autori Craig Unger i bën këto zbulime tronditëse në librin e tij të ri, “American Kompromat, si KGB kultivoi Donald Trump?”. Unger është një gazetar dhe autor i gjashtë librave, duke përfshirë bestsellerët e New York Times House of Bush, House of Saud dhe House of Trump, House of Putin.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit