10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lideri çeçenë e dërgon djalin e tij 14 vjeçar për të Iuftuar në Ukrainë

Rekomandime

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov ndodhet i pozicionuar krahë Vladimir Putin, në luftën e nisur kundër Ukrainës. Raportohet se Kadyrov përveç vetes dhe ushtarëve të tij çeçenë, ka nxjerrë në luftë edhe një nga 12 fëmijët e tij.

Adam Kadyrov, djali 14-vjeçar i liderit çeçen i është bashkuar ushtarëve rusë për t’i ardhur në ndihmë në rrethimin e Mariupolit.

- Advertisement -

Ramzan Kadyrov ) tha se donte që djali i tij, i cili është një nga 12 fëmijët, ‘të mësonte nga dora e parë për sukseset dhe nevojat e bashkëluftëtarëve tanë’, raporton Daily Mail.

Kadyrov tha se donte që djali i tij të mësonte për sukseset dhe nevojat e bashkëluftëtarëve, teksa bëri të qartë se nuk pajtohet me lëvizjet ruse për të pakësuar presionin ushtarak mbi Kiev, duke deklaruar se do të udhëheqë një sulm të madh. Në një klip propagandistik, fëmija i veshur me veshje ushtarake shfaqet me babanë e tij duke mësuar nga çfarë ndodh rreth e rrotull.

- Advertisement -

Kadyrov u pa duke e prezantuar djalin me gjeneralin e ushtrisë ruse, duke thënë: “Ja ku është Adami im”. Adam ishte më herët në qendër të polemikave për koleksionin e tij të shtrenjtë të orëve duke përfshirë një orë origjinale Richard Mille që raportohet se kushton 263,000 paund, çmim ky shumë i shtrenjtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit