8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lidhja hekurudhore Prishtinë – Durrës po bëhet realitet

Rekomandime

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se projekti preliminar i dizajnit për linjën hekurudhore Prishtinë – Durrës tashmë po bëhet realitet.

Ai bëri të ditur se janë te Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave në Durrës për të diskutuar për hapat e mëtejmë.

- Advertisement -

“Jemi te Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave në Durrës për të diskutuar për hapat e mëtejmë të linjës hekurudhore që do t’i bashkojë ekonomitë tona dhe do t’i fuqizojë mundësitë për zhvillim ekonomik, si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë”, ka shkruar Aliu, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se ky projekt është nënshkruar gjatë mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit