1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Limaj i përlotur: S’ka pasur nevojë të vijnë kaq shumë policë në shtëpinë e Jakup Krasniqit

Rekomandime

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i përlotur ka folur në një konferencë për media pas arrestimit dhe nisjes së anëtarit të kësaj partie, Jakup Krasniqit për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

- Advertisement -

Limaj ka thënë se s’ka pasur fare nevojë që Dhomat e Specializuara të veprojnë me forca aq të mëdha policore.

“Ne mendojmë që kanë qenë tërësisht të panevojshme skenat e tilla. Angazhimi shumë forcave policore ka qenë në disproporcion me nevojën. Nëse ka qenë e nevojshme për drejtësinë, ka mundur të bëhet krejt ndryshe, pa pasë nevojë për pëerforcimi të tilla, t’i shkohet në 6 të mëngjesit të futet në shtëpi në këtë kohë COVIDI, pa pasë nevojë t’i traumatizojë familjen. Por thjesht duke e njohur personalitetin e Jakup Krasniqit, kjo ka mundur të bëhet në mënyrë krejt tjetër”, ka thënë Limaj.

“Është arrestuar ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi me urdhër arrest të Dhomave të Specializuara dhe është përcjellur për në Hagë. Ne si Nismë gjithmonë kemi qenë pa ekuivoke dhe pa kompromis në shërbim të drejtësisë. Kemi qenë gjithmonë në interesat e drejtësisë”, ka theksuar Limaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit