1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Limaj: Kurti nuk e ka problem shkëmbimin e territoreve, por pse është pas Thaçit

Rekomandime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se tema e shkëmbimit të territoreve është temë që herë ngjallet e herë shukatet.

- Advertisement -

Ai ka thënë në emisionin “Pressing”, në T7, se Kosova është peng i betejës mes kryeministrit dhe presidentit.

Lideri i Nismës ka thënë se këta dy s’mund të jetojnë në skenën politike pa njëri tjetrin, sepse janë të njëjtë, duke shtuar se Kurti është një kopje e zbehtë e Thaçit.

Limaj ka folur edhe për mosshkuarjen e kryeministrit Kurti në Uashington, duke thënë se e ka pasur obligim ndaj qytetarëve të Kosovës të shkojë të shohë, nëse ka marrëveshje të gatshme dhe çka përmban ajo.

- Advertisement -

“Ai do të duhej të kthehej këtu dhe të thoshte njerëz unë e pash marrëveshjen, por jo nuk ka dashur sepse problem i tij është pse ai nuk është lojtari kryesor. Unë besoj ai nuk e ka shqetësim shkëmbimin e territoreve, por pse nuk është para Thaçit”, ka thënë Limaj në T7.

Limaj ka thënë se do të ishte e mundur dhe nder për vendin, nënshkrimi i marrëveshjes mes dy vendeve në Shtëpinë e Bardhë.

- Advertisement -

“Tani kemi ardhur në një moment final dhe me një energji të shtuar mund të arrihet marrëveshja përfundimtare për njohje reciproke. Qeveria që vjen temë kryesore e ka dialogun. Ne nuk duhet lejojmë të hiqet interesimi amerikan. Taksa është largu dhe atë pa reciprocitet. Ky është problemi i këtij kryeministri”, ka shtuar Limaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit