7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Limaj për zgjedhjet: Djemtë e vajzat s’duhet të lejojnë shkatërrimin e vlerave kombëtare

Rekomandime

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është takuar sot me strukturat e partisë në Han të Elezit dhe Kaçanik.

- Advertisement -

Me anë të një postimi në Facebook, Limaj është shprehur se këto zgjedhje sipas tij janë të rëndësishme sepse gjeneratat e reja duhet të arrijnë t’i njohin mirë dhe drejt ata që i mbështesin.

“Qytetarët e Kosovës duhet ta kenë të qartë se, zgjedhjet që po vijnë nuk janë zgjedhje të jashtëzakonshme, vetëm në aspektin ligjor, por janë më shumë se të jashtëzakonshme, për atë se çfarë po na pret si shtet”, ka shkruar Limaj.

“Prandaj, është moment historik që djem e vajza nga e gjithë Kosova, që e kanë në zemër atdheun, të ngritën në këmbë dhe për asnjë çmim të mos lejojmë që vlerat dhe themelet tona kombëtare të shkatërrohen”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Në vazhdën e takimeve mobilizuese me strukturat tona për zgjedhjet e parakohshme në vend, sot me bashkëpunëtorë kam takuar socialdemokratët tanë në Han të Elezit dhe Kaçanik.

- Advertisement -

Me strukturat tona drejtuese në këto dy komuna, u dakorduam për një mobilizim sa më të madh në mënyrë që NISMA të dal sa më e fuqishme nga ky proces i parakohshëm zgjedhor.

Sot është jetike për Kosovën, që gjeneratat e reja të arrijnë t’i njohin mirë e kuptojnë drejt ata të cilët mendojnë t’i mbështesin. Qytetarët e Kosovës duhet ta kenë të qartë se, zgjedhjet që po vijnë nuk janë zgjedhje të jashtëzakonshme, vetëm në aspektin ligjor, por janë më shumë se të jashtëzakonshme, për atë se çfarë po na pret si shtet.

Prandaj, është moment historik që djem e vajza nga e gjithë Kosova, që e kanë në zemër atdheun, të ngritën në këmbë dhe për asnjë çmim të mos lejojmë që vlerat dhe themelet tona kombëtare të shkatërrohen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit