-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Limaj tregon se si i shpëtoi një prite të organizuar ndaj tij

Rekomandime

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, në 21- vjetorin e çlirimit të Malishevës, ka rrëfyer se si i kishte shpëtuar një prite në ditën kur është vrarë Zahir Pajaziti.

- Advertisement -

Limaj që në luftë mbante nofkën Çeliku ka thënë se këtë e kishte mësuar gjatë kohës sa ishte në Hagë nga drejtues të shtetit serb.

Lexo Edhe:Limaj rrëfen se si i shpëtoi një prite natën kur u vra Zahir Pajaziti

“Më është organizuar një pritë, por duke falënderuar Zotin dhe nuk kemi rënë në pritë.  Prita ka qenë e organizuar te Bytyqët e Arllatit më 31 janar, natën është vrarë Zahiri (Pajaziti), ka qenë rastësi se si kam shpëtuar, pra rastëisht kam shpëtuar atë natë dhe këtë e unë këtë e kam mësuar në Hagë nga drejtuesit serb dhe një nga ai që kam mësuar është Stanishiqi i famshëm për të cilin flitet shumë”, ka thënë Limaj në TV Malisheva.

- Advertisement -

Më tutje, ai ka thënë se rënia e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut, ka qenë goditje e madhe, por nuk janë ndalur dhe dalëngadalë kështu është zgjëruar UÇK.

UÇK ai ka thënë se është kupola e përpjekjeve të sakrificës për lirinë e vendit dhe ai ka apeluar që me kujdes të mos i përziejnë pakënaqësitë ditore me veprat e mëdha historike.

- Advertisement -

Më tutje, Limaj ka folur edhe për rajonin e Llapushes duke thënë se kjo zonë ka qenë një lloj kryqëzimi i lëvizjeve të mëdha kombëtare.

“Llapusha ka qenë strehë e të gjitha lëvizjeve kombëtare, e burrave dhe patriotëve të këtij kombi si Isa Boletini, dhe Sadik Rama i Gjurgjevikut.

Ai ka folur edhe për diskriminimin që i është bërë Llapushës në sistemin e kaluar.

Llapusha nuk e ka marrë vendin e merituar për shkak të diskriminimit. Disa herë e kanë bërë Malishevën komunë, e disa herë e kanë prishë. Këtu ose mjeshtër ose bujk s’ke mujt tjetër sen. Qytetarët e Malishevës kanë qenë të privuar. Njerëzit e këtij rajoni janë burra të mirë e të urtë, por asnjëherë nuk kanë gezuar të drejtë që u ka takuar. Llapusha është në themelet e lirisë së Kosovës. Çdo qytetarë i Malishevës duhet të ndihet krenar. Shpi për shtëpi ka qenë pjesë e lirisë”, ka shtuar Limaj.

Gjatë luftës, Limaj ka thënë se Malisheva ka qenë magje e Drenicës dhe Dukagjinit dhe njerëzit tanë nuk kanë kursyer asgjë duke shtuar se përfshirja e Llapushës në luftë ka qenë masive.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit