1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Linjat private të autobusëve në Kosovë i shtrenjtojnë biletat

Rekomandime

Xhepi i qytetarëve të Kosovës po vazhdon që të rëndohet dita-ditës, pas ngritjes së çmimeve në sfera të ndryshme. Përveç rritjes së çmimeve të artikujve bazë nëpër dyqane, edhe disa prej aktiviteteve tjera shërbyese kanë përcjellur këtë trend të rritjes.

Rritja e çmimeve në Kosovë ka kapur edhe disa kompani të autobusëve. Disa nga linjat e autobusëve privatë të cilët qarkullojnë në Prishtinë, kanë shtrenjtuar çmimin e biletave,

- Advertisement -

Këtë ngritje të çmimit e kanë bërë autobusët e linjës 7A dhe 3A, linja private këto që operojnë në kryeqytet.

Nga kjo javë, udhëtarët të cilët përdorin këto linja për të lëvizur në zona të ndryshme të kryeqytetit, u duhet që të paguajnë biletën për 10 cent më shumë.

Kjo rritje e çmimit është bërë nga 40 në 50 cent.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit