20.7 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Liqeni toksik i KEK-ut, “atraksion vrasës”

Rekomandime

Në atraksion për vizitorë u shndërrua ditëve të fundit liqeni toksik i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

- Advertisement -

Por, të martën është mbyllur rruga përmes së cilës u vizitua ky liqen me ngjyrë të kaltër, e i cili është krijuar nga deponia e hirit të KEK-ut, raporton KOHA.

Mirëpo liqeni, që ka pamje të bukur, vlerësohet i dëmshëm për njerëzit dhe ambientin.

Skënder Bucolli, zëdhënës i KEK-ut, thotë se këto ujëra industriale monitorohen në vazhdimësi nga Departamenti i Ambientit dhe se ato nuk kanë dalë jashtë sipërfaqes së KEK-ut.

- Advertisement -

Sipas ambientalistëve, kjo hapësirë bëhet e rrezikshme për shëndetin kur qytetarët bien në kontakt me ujin.

Ambientalisti Zeqir Veselaj, thotë se ky liqen mund të rrezikojë cilësinë e ujërave nëntokësore, si dhe të lumit Sitnica, i cili gjendet pranë kësaj hapësire.

- Advertisement -

Deponimin e hirit në këtë sipërfaqe ujore KEK-u ka nisur ta përdorë para disa vjetësh për të shmangur ndotjen e ajrit.

Foto credits: Nehat Bllacaku

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit