-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Lirak Çelaj s’merr pjesë në votimin e kryetarit të PDK-së, tregon arsyen

Rekomandime

Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj ka konfirmuar për T7 se nuk do të marrë pjesë në procesin e votimit të kryetarit të ri të partisë.

Ai tha se kjo Konventë nuk ka pasur nevojë që të ndodhë.

- Advertisement -

Ai vlerësoi se Kadri Veseli është dashur që të mbetet kryetar i partisë.

“Konsideroj që është bëtë në kohën e gabuar. Ne nuk është dashur që ta zëvendësojmë z.Veseli dhe ka pasur zgjedhje, që të zgjidhet një ushtrues detyre, Memli ose kushdo qoftë. Të zgjidhet një Kryesi dhe të vazhdohet ashtu tutje. Ne kemi humbur kohë dhe mund të na dobësojë edhe më shumë në zgjedhjet që na presin. Z.Veseli do të duhej të mbetej kryetar. Nuk do të marrë pjesë në votimin e Konventës për kryetar”, ka thënë ai për T7.

“Do të dëshiroja që ai të arrin ta ngris partinë ku kemi qenë në vendin e parë. Por nuk po paragjykojë. Shumë njerëz edhe të Konventës dhe Kryesisë më kanë thënë që pajtohen me qëndrimin tim. Jo nuk e di nëse ka delegatë të tjerë që s’do të marrin pjesë në votim.”, ka thënë ai.

- Advertisement -

“Do të dëshiroja që të kishte më shumë kundër kandidatë dhe që zgjedhjet të jenë më demokratike”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit