Ndonëse në disa pjesë të Kosovës lufta veç sa kishte nisur, në vitin 1996 në Prishtinë ishte ende një situatë krejt tjetër.
- Advertisement -
Në atë kohë shqiptarët ende bënin dasma me flamurin kuqezi, edhe pse kjo ishte e rrezikshme pasi pushtuesi serb e kishte ndaluar një gjë të tillë.
E pikërisht një familje shqiptare, në vitin 1996 në Prishtinë kishin rrezikuar shumë duke bërë dasmë me flamurin kuqezi nëpër rrugët e kryeqytetit që në atë kohë dukej i boshatisur.
Këto pamje të rralla tregojnë më së miri se si dukej një dasmë në Prishtinën e vitit 1996.
- Advertisement -