Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përkujtuar presidenti Ibrahim Rugova në 15 vjetorin e vdekjes, raporton Gazeta Express.
Rama ka kujtuar Rugovën me sloganin e njohur “Liria ka emër” slogan ky i krijuar për ish-eprorët e UÇK’së që po akuzohen nga Prokuroria Speciale në Hagë për krime lufte.
”LiriaKaEmër.Sa më shumë kalojnë dhe do të kalojnë vitet, aq më shumë do të lartësohet Ibrahim Rugova në sytë e krejt shqiptarisë”, ka shkruar Rama në Facebook.