16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Lirohen priftërinjtë e Kishës Ortodokse Serbe pas rritjes së tensioneve në Mal të Zi

Rekomandime

Një prokuror i Malit të Zi, ka liruar nga mbajtja nëntë priftërinjë të Kishës Ortodokse Serbe, ndalimi i të cilëve nxiti tensione diplomatike mes Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.

- Advertisement -

Tetë priftërinj në Mal të Zi u ndaluan nga policia për shkeljen e urdhrave të shëndetit publik, pasi drejtuan një liturgji të paligjshme, nëpër rrugët e qytetit Nikshiq, më 12 maj.

Mijëra besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, injoruan masën e ndalimit të tubimeve publike të cilën qeveria e ka vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe morën pjesë në një liturgji fetare.

Tetë priftërinjtë dhe një peshkop u liruan pas 72 orë mbajtje në pritje të gjykimit të tyre.

- Advertisement -

Ndalimi i tyre ka shkaktuar protesta për disa ditë me radhë në Nikshiq dhe Plevle, ku mbetën të lënduar disa zyrtarë policorë dhe u arrestuan dhjetëra protestues.

Arrestimet pasojnë tensionet e vazhdueshme midis autoriteteve pro-perëndimore të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

- Advertisement -

Në fillim të këtij viti, Kisha Ortodokse Serbe zhvilloi për disa javë protesta në Mal të Zi kundër një ligji për Liritë Fetare.

Kisha Ortodokse serbe – e cila dominon për kohë të gjatë jetën fetare në Mal të Zi – pretendon se ligji do t’i marrë asaj pronën, duke përfshirë manastiret dhe kishat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit