-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Lirohet kosovari që u arrestua të dielën nga policia serbe

Rekomandime

Abaz Beqiraj është liruar pasi u arrestua të dielën nga policia serbe.

Lajmin e ka konfirmuar avokati Arianit Koci në një postim në “Facebook”.

- Advertisement -

“Abaz Beqiraj, personi që është arrestuar të dielën nga policia serbe, posa u lirua!”, ka shkruar ai.

Abaz Beqiraj nga Deçani pati rrëfyer në T7 për momentin e arrestimit të tij, gjersa po kthehej në Kosovë.

- Advertisement -

Ai u arrestua nga policia serbe lidhur me një aktakuzë të vitit 2010 të cilën Beqiraj as vet nuk e di çka është, siç ka treguar ai ekskluzivisht përmes telefonit për T7, nga burgu ku po mbahet.

“Jo unë për vete nuk di për kurrfarë aktakuze që kam ba në jetën time. Tash këta më kanë thanë kështu, por tash presin me m’qitë në gjyq apo çfarë dreqin… telefonin ma kanë lanë, senet me hangër bukë. Më kanë thanë me pritë nja 2-3 orë”, tha Abaz Beqiraj.

- Advertisement -

Ai tutje tregon se si ndodhi arrestimi i tij.

“Jam kanë tu ardhë prej Gjermanisë bre, kam qenë tek djali me nejtë, më zbriten në tokë, ma kanë marrë lejen. Tash unë ma gatë nuk di çka me të thanë. S’ka fol kush me mu, tash a më ndalin a më lëshojnë nuk e di. 2:30 As vetë nuk e di pse, veç i ka thanë shoferit që në 2010-në e ka një aktakuzë. Për çfarë aktakuze këta e dinë dhe e luajnë lojën qysh donë.”, shtoi Abaz Beqiraj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit