Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, pak më parë ishte shoqëruar nga Policia e Kosovës, pasi që kishte zhvilluar një aktivitet në të cilin shpaloste dokumente se si ministri i Arsim Ramë Likaj, sipas tij ka plagjiatura.
“Qytetarë, sapo u shoqërova në stacionin policor Qendra për shkak të ekspozimit të plagjiaturave të Ministrit Ramë Likaj. Kjo nuk ka ndodhë asnjëherë më parë. Kjo po ndodh kur Ministër i Brendshëm është Agim Veliu i qeverisë jolegjitime Hoti”, ka shkruar ai.
Ndërsa pak më parë organizata që ai udhëheq, ORCA, ka njoftuar se Gjinovci është liruar.
“Ju njoftojmë se aktivisti Rron Gjinovci u lirua nga stacioni i policisë pasi u konstatua nga prokurori kujdestar se aktiviteti i sotëm nuk kishe elemente të asnjë vepre penale. Atij iu shqiptua vërejtje verbale”, thekson ORCA.