17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Ramush Haradinaj flet për “koalicionin LVV-LDK”, sërish e quan Kurtin mashtrues

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka folur pas raportimeve për përafrim të marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Përmes një shkrimi në facebook, ai e ka quajtur si lajm të mirë përafrimin e tyre, duke thënë se tashmë është e domosdoshme që sa më parë të formohet qeveria.

Haradinaj, u shpreh se qëndron i bindur se “se agonia e tejzgjatjes për ndarje të posteve është vetëm shpërfaqja e parë e mashtrimit të madh me të cilin do të identifikohet Albin Kurti si Kryeministër”.

“Lajmi që i gjithë procesi negociues është përmbyllur me dakordim nga LVV dhe LDK është veprim i duhur dhe konkretizimi i mirë, që respekton rezultatin zgjedhor.

- Advertisement -

Tashmë është e domosdoshme të formohet qeveria sa më shpejtë.Kosovën e presin punë të mëdha dhe procese të rëndësishme, për të cilat duhet lidership, qëndrime konsistente dhe institucione kredibile dhe të qëndrueshme.

Qëndroj i bindur se agonia e tejzgjatjes për ndarje të posteve është vetëm shpërfaqja e parë e mashtrimit të madh me të cilin do të identifikohet Albin Kurti si Kryeministër.”

- Advertisement -

RH

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit