13.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Sylë Tahirsyla nuk ia ka huqur, i ftohti polar zbret në Kosovë javën tjetër

Rekomandime

Këtë vit dimri assesi të zbarkojë mbi vendin tonë. Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj disa herë kishte parashikuar ulje të temperaturave, mirëpo Kosova vazhdon të përballet me temperatura thuajse pranverore.

- Advertisement -

Megjithatë duket se u nxituam, për arsye se i ftohti polar pritet të tregojë dhëmbët gjatë kësaj jave, shkruan Reporteri.net.

Siç raportojnë meteorologët një masë e fuqishme ajrore me origjinë polare do të depërtojë në drejtim të Gadishullit Ballkanik të martën vonë pasdite duke shkaktuar destabilizim të fuqishëm të motit.

Fillimisht do të kemi fuqizim të erërave jugore dhe jugperëndimore, pastaj do të fillojnë të dendura shiu. Gjatë natës mes së martës dhe së mërkures parashihet edhe kalimi i frontit të fuqishëm të ftohtë ajror. Gjatë kalimit të frontit mund të ketë edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe erëra të fuqishme, kurse me uljen e temperaturave reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje të dendura bore veçanërisht në viset kodrinore-malore.

- Advertisement -

Pra, deri të martën na pret mot pranveror, pastaj do të kemi destabilizim të atmosferës. Temperaturat në viset malore pritet të zbresin deri në -12 gradë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit