Nga Lëvizja Vetëvendosje bëjnë të ditur se do të njoftojnë publikun nëse do të ketë marrëveshje për formimin e qeverisë nga kjo parti dhe LDK-ja.
- Advertisement -
Zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.
“Kur kanë mbetur vetëm edhe 40 orë deri te seanca e Kuvendit të Kosovës për qeverinë Kurti, sigurisht se kemi inflacion hamendësimesh e spekulimesh”.
“Komunikimi, konsultimet dhe takimet midis LVV dhe LDK janë intensifikuar në këto orë të fundit”.
- Advertisement -
“Lëvizja Vetëvendosje do të njoftojë publikun dhe anëtarësinë sapo të ketë marrëveshje”, ka shkrur ai në Facebook.