2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Lista e LDK’së pëson ndryshime

Rekomandime

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Alma Lama, ka treguar se lista e kësaj partie ka pësuar ndryshime.

- Advertisement -

Lama ka shkruar në Facebook se kjo ka ndodhur për shkak të kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për përfaqësim të drejtë të kuotës gjinore në listat e partive.

Si rrjedhojë, renditja e saj në listë, nga numri 90 sa ishte, ka kaluar në 87.

“Për shkak të përfaqësimit të drejtë të kuotës gjinore, siç ka kërkuar KQZ-ja, lista e LDK-së ka pësuar disa ndryshime. Në listën e KQZ-së, tani unë do të bart ne këtë numër: #87”, ka shkruar Lama.

- Advertisement -

Nuk dihet ende se si kanë ndryshuar numrat e kandidatëve tjerë në listën e LDK’së.

Ndryshe, ish-ambasadorja e Kosovës në Romë, Alma Lama i është rikthyer politikës duke kandiduar për deputete e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK’së.
https://www.facebook.com/alma.lama.9/posts/2168925053241989
Ish-deputetja e VV’së dhe LDK’së ishte emëruar ambasadore e Kosovës në Itali më 2016.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit